Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 21-vjeçari shqiptar në Greqi. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e të martës ndërsa mediat e kanë publikuar sot.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën A. Dhimitrio në Athinë, ku shqiptari po udhëtonte me motor dhe është përplasur për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 52-vjeçar.
Nga përplasja i riu, identiteti nuk bëhet ende me dije, humbi jetën në vend ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e aksidentit që i shkaktoi vdekjen 21-vjeçarit.





