Një aksident ka ndodhur në bay pass-in Pluk-Savër, në autostradën Lushnje-Fier. Një drejtues motoçiklete është përplasur me trafikëndarësen e betonit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.
Sipas të dhënave të gazetares Anila Sefa, dyshohet se ai ka qenë në gjendje të dehur. Ai është identifikuar si 30-vjeçari me iniciale E.B nga qyteti i Lushnjes.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Përveç hetimeve, uniformat blu po mundohen që të disiplinojë trafikun që është krijuar.





