Një aksident i frikshëm ka ndodhur kur një motor me të cilin udhëtonin dy persona, kanë “fluturuar në ajër” teksa u përplasën nga një makinë që vinte përballë tyre
Aksidenti ka ndodhur më 10 gusht në Krime dhe është filmuar nga kamera në bordin e një makine. Motori po përpiqej të parakalonte dhe po qëndronte në ndarjen mes korsive.
Pasi parakaloi me sukses një makinë, një tjetër mjet që i vjen përballë, i cili ishte po në parakalim, e godet në pjesën e pasme duke bërë që drejtuesi të humbasë ekuilibrin dhe të rrëzohet bashkë me pasagjerin.
Nga përplasja, dy udhëtarët me motor pësuan lëndime, por pa rrezik për jetën.





