Nick Milligan, 51 vjeç dhe e bija Emili 8 vjeçe, gjendeshin bashkë me të tjerë pjesëtarë të familjes në motoskaf, por papritmas kanë rënë në det.
Tragjedi afër Padstow në Britani, ku një baba dhe e bija 8-vjeçare kanë dalë nga një motoskaf i dalë jashtë kontrollit.
Të dy gjendeshin bashkë me të tjerë pjesëtarë të familjes në motoskaf, por u ka dalë timoni nga kontrolli dhe kanë rënë në ujë, teksa mes tyre ishte edhe një fëmijë 4-vjeçar që mbeti i padëmtuar.
Kaq është dashur që të konsumohej katastrofa, ndërkohë që disa dëshmitarë kanë folur për një horror të vërtetë.
Uji duhet të jetë ngjyrosur i gjithi me të kuqe.
Burri tentoi të rifitojë kontrollin e gomones, por pa pasur sukses.





