Familjarët e ish-liderit dhjetorist Azem Hajdari, duke përfshirë këtu motrën dhe vëllain e tij së bashku me familjet e tyre, kanë kërkuar azil politik në Francë.

Krejt e pazakontë dhe e çuditshme kur bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari, Fatmira Hajdari, është gjyqtare në sistemin e drejtësisë shqiptare. Por vetëm një muaj më parë, djali i xhaxhait të Azem Hajdarit, Arben Hajdari, ka përfituar nga qeveria franceze statusin e azilantit politik dhe pas këtij procesi, e gjithë familja Hajdari ka filluar procedurat për azil.

Në shtetin francez, ata kanë pajtuar një avokat që po merret me procedurat e tyre, raporton newsbomb.al. 

“Eshtë përpiluar në mënyrë juridike dosja e azilit. Fatmirësisht qeveria e Republikës së Francës ka pranuar mbrojtjen fizike të familjes për t’ju dhënë statusin politik” thonë burimet.

Ndërkohë, ditën e djeshme, në 2 qershor, motra e liderit dhjetorist Azem Hajdari ka kërkuar mbrojtje nga shteti francez. Pretendimi i saj është se në Shqipëri është tentuar likuidimi i familjes së saj, raporton newsbomb.al.

Të njëjtën gjë ka kërkuar edhe vëllai i liderit dhjetorist Azem Hajdari. Procedura e azilit politik të familjes Hajdari në Francë pranohet nga Leon Molla, President i “Royaume dy Soleil” në Francë, që ka bërë gati edhe dosjen e tyre të azilit për qeverinë franceze, duke pretenduar se familjes i rrezikohet seriozisht jeta në Shqipëri. /NEWSBOMB.AL