9 janar 2014 – Miranda Metja motra e Danjela Meçollarit ka sjellë një tjetër dëshmi tronditëse në lidhje me vrasjen e katërfishtë dy ditë më parë në një fshat të Korcës. Në një prononcim për median Miranda Metja pranon se Danjela kishte lidhje intime dhe se e motra e donte por nuk mund të ndahej nga bashkëshorti i saj për shkak të fëmijëve.Autori shpesh i bënte presion duke e kërcënuar me thikë që të ndante Belimonin dhe të bashkohej me të. Metja tregon se 30vjeçarja e dinte që Bashkim Latollari do e vriste. Ajo tregon se e motra është kërcënuar vazhdimisht nga i dashuri madje dhe është rrahur në mes të fshatit.
“Danjela e donte por nuk mund të ndahej pasi nuk donte të linte fëmijët rrugëve. Ne e dinim lidhjen me Bashkimin. Ai e dhunonte vazhdimisht Danjelën madje një herë e ka rrahur edhe në mes të fshatit. Bashkimi e kishte kërcënuar se do e vriste. Ajo e dinte që do e vriste, ma tha dy ditë pas vitit të ri”, ka treguar Miranda.
Gjithashtu familjarët e Daniela Meçollarit kanë kërkuar nga drejtësia të japë dënim maksimal për Bashkim Latollarin. “Shteti ta dënojë maksimalisht Latollarin, në të kundërt do të hakmerremi” është shprehur kunati i viktimës.





