TIRANE, 20 shkurt 2013– Në ambientet e Prokurorisë së Tiranës është paraqitur sot edhe vëllai i Florijes, Gazmend Peci dhe motra e saj Erida, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre për ngjarjen që prej ditësh është në qendër të opinionit publik. 

Sipas burimeve nga prokuroria mësohet se motra e Florijes ka konfirmuar faktin se familja ka vendosur që 22 vjeçarja ta mbajë fëmijën, pavarësisht gjendjes së saj të rënduar psikologjike. Erida Peci tha se familja nuk dyshon tek askush për përdhunimin që iu bë motrës së saj gjatë kohës që ndodhej në Austri për kurim. 

“Kemi vendosur ta mbajmë përfundimisht fëmijën. Fëmijën do e mbajmë pavarësisht se Florija nuk është mirë. Prindërit nuk e pritën mirë lajmin, por fëmija ka gjakun tonë”,- u shpreh Erida Peci. 

Prokurori i çështjes Arben Nelaj konfirmoi se është vendosur të bëhet ekzaminimi gjinekologjik i Florije Pecit, për të përcaktuar momentin e ngjizjes së fëmijës.