Pak kohë pas tragjedisë në familje, kur ish-burri ekzekutoi ditën në mes të Tiranës gjyqtaren Fildes Hafizi, motra e saj i është drejtuar me kërkesë gjykatës.

Motra e gjyqtares së ndjerë, Amela Asllanaj ka kërkuar që gjykata t’i japë saj kujdestarinë e dy fëmijëve, vajzës dhe djalit.

Mësohet se kërkesa është depozituar ne Gjykatën e Tiranës dhe ka pasur përballje me vetë autorin e krimit, të atin e fëmijëve, Fadil Kasemi.

Mesohet se Kasemi ka kundërshtuar këtë kërkesë duke u shprehur se “fëmijët nuk kanë pse te shkojnë tek tezja, kur mund të rriten pranë të afërmve të mi”.