Motra e këngëtares së famshme Mariah Carrey, Alison, është në telashe të mëdha. Alison Carrye, 55 vjeçe akuzohet për prostitucion. Alison Carey u arrestua për përfitim parash në këmbim të favoreve seksuale dhe për këtë u dënua nga gjykata federale amerikane.
Por policia amerikane ka ngritur alarmin se të gjithë ata që kanë pasur kontakt seksual me motrën e këngëtares duhet të kontrollohen pasi ajo mund të jetë prekur nga HIV/AIDS.
“Jam një zonjë e bukur në kërkim për djem që duan argëtim dhe kënaqësi. Këto mund t’ua ofrojë vetëm një grua me aftësi”, shkruante Alison në internet, ku dhe postonte fotografi të ndryshme provokuese.





