Luiz Ejlli është banori që ka bërë më së shumti bujë në këtë edicion të Big brother VIP Albania.

Ndonëse ai kur hyri tha se nuk ishte aktiv në rrjetet sociale dhe se ia la porosi një mikeshës së tij që t’i hapte një llogari në Instagram, këngëtari shënojë një rritje të jashtëzakonshme të ndjekësve që në javët e para.

Porosia e tij shkoi në vend dhe mikesha i hapi një Instagram në emrin e tij dhe që nga fillimi i BBVA deri më tani ai ka grumbulluar 635 mijë ndjekës.

Por, së fundmi llogaria është marrë në menaxhim të motrës së tij, e cila ia ka ndryshuar edhe emrin në Instagram.

Tashmë llogaria zyrtare e këngëtarit shkodran nga ‘Luiz.Ejlli’ është kthyer në ‘Ina.Ejlli’ dhe për këtë motra e tij ka dhënë një sqarim.

“Fansa të dashur, për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij Instagrami do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit”, thuhet në postimi.