Në Indi ka nisur garë solidariteti ndaj një vajze 10-vjeçare e cila kujdeset për motrën e saj teksa mban dhe shënimet në shkollë.

Fotoja e saj u publikua në Twitter nga një ministre e Manipurit, Thongam Biswajit Singh.

Meiningsinliu Pamei mban motrën e saj të vogël në prehër ndërsa ndjek mësimet.

“Përkushtimi i këtij fëmije, e cila nuk heq dorë nga studimi, por në të njëjtën kohë ndihmon prindërit që punojnë në arë, është shembull për të gjithë ne”, shkruan ministrja në Twitter.

Fotoja u shpërndarë mijëra herë në rrjet dhe nxiti një garë solidariteti të madh. Në nga ministrat e Manipurit u zotua të financonte personalisht studimet e Meiningsinliut.

Qeveria dërgoi punonjës socialë për të siguruar furnizime me ushqime dhe për ta vendosur vajzën dhe prindërit e saj në një program mbështetës për familjet e pafavorizuara.