Motra e Mariah Carey ka bërë publike nj video nëpërmjet të cilës i kërkon ndihmë motrës së saj Mariahs, Alison ndodhet në spital me dëmtime të rënda në tru.

“Mariah, motër kam nevojë për ndihmën tënde, të lutem mos më braktis kështu. Mariah të dua, dhe seriozisht kam nevojë për ndihmën tënde. Po vdes”, janë fjalët e Alison.

E ndërsa pak kohë më parë i vëllai e ka akuzuar publikisht se Mariah nuk kujdesej për të motrën duke i thënë se ishte një ‘shtrigë’, zëdhënës nga ana e Mariah Carey, shprehet se këngëtarja në asnjë rast nuk e ka neglizhuar motrën e vet.

I vëllai, Morgan thotë të kundërtën. “I shkrova njëherë se Alison pati një dështim fëmije. Ajo kurrë nuk iu përgjigj atij emaili. Kjo është tipike e saj, sepse Mariah kujton se bota rrotullohet rreth Mariah dhe nuk ka mbetur vend për ne”.

Morgan thotë se e motra nuk e ka vizituar kurrë Alison në spital që pas sulmit që iu bë në banesë.