Motra e moderatores së njohur shqiptare, Sonila Meço, Rezarta Reimann po rikandidon për t’u bërë anëtare e Këshillit Bashkiak në Nurenberg të Gjermanisë.

Ajo është shqiptarja e parë në Gjermani që ka mbajtur postin e këshilltares bashkiake, ndërsa tani kandidon sërish me SPD-në.

“Motra ime, Rezi, tashmë ka konsoliduar angazhimin e saj politik, si këshilltare bashkiake. Në mars Bavaria shkon në zgjedhje lokale, kandidatët për këshilltarë bashkiakë kanë publikuar posterin me emrat e tyre, me lista të hapura, me cv të plotë,”– shkruan në një postim të saj Sonila.

Sonila Meço ka postuar edhe foton e një të përditshmeje gjermane, ku ndër 5 kandidatët është edhe e motra.

“Rezi në fushatë, zyrtarisht!”– shkruan moderatorja.