Pavarësisht se motra e tij, Rudina Hajdari ka zgjedhur të jetë deputete e Kuvendit, duke dalë kundër partisë së saj, djali i madh i Azemit, Kiri ka marrë pjesë në protestë. 

Ai është shfaqur përkrah kreut të PD-së Lulzim Bashës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, ku dhe mori mikrofonin dhe i dha një mesazh Ramës:

"Unë jam djali i Azem Hajdarit. Amaneti i Azemi Hajdarit qëndron tek ju dhe të gjithë demokratët. Liri Demokraci! Rama ik, Rama ik!"