7 dhjetor 2014 – Reperi “problematik” Chris Brown i ka dhënë fund romancës me Karrueche Tran.
Sipas revistës “Complex”, Chris Brown në koncertin e të premtes ka konfirmuar se tashmë është “single”. Nga ana tjetër edhe bukuroshja Karrueche, në rrjetin social “Twitter” shkruante se edhe ajo ishte beqare. Mendohet se shkak për ndarjen e çiftit është bërë një foto, ku në prehërin e reperit është ulur gjysmë-motra e Kim Kardashian, modelja Kendall Jenner dhe përreth tij janë Kylie Jenner dhe Khloe Kardashian. Siç duket një panoramë të tillë, Tran nuk ia ka toleruar reperit.





