Të gjitha sipërmarrjet e motrave Kardashian janë të lidhura paksa me mbiemrin e tyre ndërkaq, po del se, linja kozmetike që ato kanë e që quhet, “Khroma” është një ide e vjedhur nga linja kozmetike “Kroma”.

Britanikja, Jay Wiley që ka në posedim markën kozmetike, “Kroma”, ka thënë se ajo i ka dërguar motrave Kardashian shembuj të prodekteve të saja me shpresë se ato do ti promovojnë ndërkaq, në vend të kësaj ato e e kanë vjedhur idenë duke krijuar linjën e tyre.

'Ne kemi punuar aq shumë për këtë gjë dhe tani duket se ato na kanë marrë idenë madje edhe emrin. Ato madje edhe kanë përdorur të nëjtin dizajn në ambalazh”, ka thënë ajo për Sunday Mirror.

Jay, madje , ka kontaktuar avokatët e motrave duke u kërkuar që ato ta ndërrojnë emrin e linjës kozmetike por, nuk ka hasur në mirëkuptim.

Nuk është vetëm marka, “Kroma” ajo që po ka problem me Kardashianet. Është edhe marka, “Chroma Makeup Studio” ajo e cila i ka kërcënuar Kim, Kloe dhe Kourtney me gjyq, nëse ato nuk e ndërrojnë emrin e linjës në mënyrë që të qartësohen gjërat dhe të kuptohet se ata nuk kanë të bëjnë asgjë me vajzat e “Keeping Up With Kardashians”.