HOLANDE, 14 mars 2013– Kanë dalë në pension pas më shumë se 50 vitesh në tregun e seksit.
Louise e Martine Fokkens, 70 vjeçe, binjake holandeze identike kanë vendosur të lënë disktriktin e kuq të Amsterdamit pas një karriere të gjatë prej një shekulli.
“Jemi shumë të vjetra për të bërë seks”-shpjegojnë binjaket në një intervistë për të përditshmen “Liberation”.
Luisa në fakt i kishte dhënë fund prej 2 vitesh, mbase për shkak të artritit, ndërsa Martina vazhdonte vetëm një herë në javë me klientët e saj të vjetër.
“Më ishte bërë zakon si të shkosh në meshën e së dielës”-shpjegon gruaja.
Pas dokumentarit «Meet the Fokkens», që doli në vitin 2011, tashmë historia e karrierës së tyre, ku kanë patur takime me 355 mijë burra, është bërë një libër me titullin dy jetë në vitrinë dhe shumë shpejt po përkthehet në disa gjuhë të botës.
Bëhet fjalë jo vetëm për historinë e dy grave, por edhe një rast për t’i treguar se si ka ndryshuar në vitet e fundit lagjia me drita të kuqe, më e famshme e botës.