15 maj 2014 – Dy motra kanë tradhtuar bashkëshortët e tyre. Personat me të cilët i kanë tradhtuar të dyja, kanë qenë pikërisht burrat e tyre. Duket disi e komplikuar dhe e pakuptimtë, por ju ftojmë të lexoni më poshtë se si është historia.

Motra më e vogël, Liu Xiang ishte e martuar dhe kishte lindur një fëmijë. Në kohën që bashkëshorti i saj, Wang Yang, u detyrua të largohej nga provinca kineze Hunan për në Shenzhen, ajo qëndroi në shtëpi për tu kujdesur për fëmijën.

Kur motra e saj e madhe u martua ajo shkoi të punonte në Shenzen, ndërsa bashkëshorti i saj qëndroi në Hunan. Motrat e vetmuara gjetën si ngushëllim bashkëshortët e njëra-tjetrës dhe u ngushëlluan lehtësisht, pa e menduar dy herë.

Në mënyrë të paplanifikuar ato ranë në dashuri me partnerët e tyre të rinj, pra bashkëshortë të njëra-tjetrës. Kur gjithçka doli në dritë, ato u divorcuan dhe u martuan me personat e zemrës së tyre.

Të dyja bënë fëmijë me bashkëshortët e rinj dhe kanë marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën.