Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho dhe Antonio Conte, aktualisht pa ekip, do të jenë sërish protagonistë të një sfide për të drejtuar skuadrën e Interit në Serinë A sezonin tjetër. Sipas të përditshmes britanike “The Express”, trajneri Luciano Spalletti do të largohet nga Interi në fund të sezonit, pasi i përfundon kontrata.

Drejtuesit e klubit zikaltër kërkojnë një trajner të madh për ta rikthyer Inter të madh, ashtu sikur, ku ai drejtohej nga Mourinho, që konsiderohet si kandidat për t’u rikthyer të skuadra e Interit.

Por nuk mbetet më pas në këtë garë për të drejtuar klubin milanist edhe trajneri Antonio Conte, ish-trajner i Juventusit, kombëtares italiane dhe së fundi i Chelsea, ku u largua në fund të sezonit të kaluar. Ardhja e drejtorit sportiv Beppe Marotta ka sjellë një klimë tjetër te klubi zikaltër dhe shefit të ri i është ngarkuar detyra e gjetjes së një trajneri të përshtatshëm për Interin, në mënyrë që skuadra të rikthehet në majën e Europës, ashtu si 10 vite më parë.

Duke qenë se Mourinho nuk po kalon një moment të mirë te Manchester United, rikthimi i tij në Itali nuk mund të jetë më një thashethem por një realitet edhe pse portugezit i duhet të përballet me “armikun” e tij Antonio Conte. Dy trajnerët shpesh kanë debatuar sezonin e kaluar, kur italiani ishte në krye të Chelsea. Ndaj, kjo “garë” mes tyre për stolin e Interit pritet me shumë interes, me Marotta që pritet të ruajë ekuilibrat dhe të bëjë zgjedhjen e duhur.