Drejtuesit e Real Madridit janë të gatshëm t’i thënë lamtumirë Jose Mourinhos.
Të njëjtën gjë, mesa duket, mendon edhe ky i fundit. Sipas medieve spanjolle, Real Madridi dhe Jose Mourinho do të ndahen përfundimisht në fund të këtij sezoni.
Kontrata e portugezit skadon në vitin 2016 ndërsa trajneri pritet t’i marrë 10 milionë euro, për shkak të prishjes së kontratës para kohe.
‘Special One’ flitet se mund të bëhet trajner i Paris Saint Germainit, por nuk përjashtohet mundësia që të rikthehet në Angli, ku Chelsea dhe Manchester City e presin duar hapur.
Ka zëra se trajneri i ardhshëm i Realit do të jetë Carlo Ançelotti.





