Angli, 9 qershor 2014 – Trajneri i Chelseat, José Mourinho, ka qenë protagonist i një pamjeje zbavitëse dhe diçka ndryshe këtë fundjavë. Trajneri portugez ka qenë njëri prej trajnerëve që udhëhoqën dy ekipet në ndeshjen tradicionale bamirëse Soccer AID, e cila zhvillohet në Britaninë e Madhe.
Ai është treguar bamirës edhe në të kaluarën, por ajo që ka bërë të dielën, ishte diçka më shumë. Kjo ndeshje, e cila grumbullon fonde në dobi të UNICEF, përfshin njerëz të famshëm britanikë.
Dhe, njëri nga ta, Murs, garues në 'X Factor' të Anglisë, nuk do ta harrojë kurrë këtë ndeshje. Futbollisti po e priste topin ta kalonte, kur trajneri portugez hyri në fushë dhe ia mori topin, duke e rrëzuar në tokë, ndërsa më pas plasi gazi tek shikuesit, por edhe tek vetë “Special One”.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





