DURRËS, 1 nëntor 2014– Jose Mourinho mendon se ai nuk e meriton të fitojë çmimin si trajneri më i mirë i vitit për vetë faktin se në sezonin e kaluar kishte disa teknikë të tjerë që ishin shumë më të suksesshëm se ai. Në një intervistë dhënë për mediat portugeze Special One e pranoi se Joachim Loeë, Diego Pablo Simeone apo edhe Carlo Ancelotti meritojnë të shpërblehen me çmimin e trajnerit më të mirë për vitin 2014 në ceremoninë gala që do të mbahet në Janar të 2015 në Zyrih të Zvicrës për atë çfarë kanë fituar gjatë vitit të fundit. "Jam i sigurt që nuk do të fitoj unë , për vetë faktin se nuk e meritoj ta fitoj Topin e Artë që i jepet trajnerit më të mirë të vitit", deklaroi luzitani në intervistën e tij. Trajneri i Chelsea-it shprehu edhe pakënaqësinë mbi faktin se përse mes 10 kandidaturave për teknikun më të mirë nuk është përfshirë emri i trajnerit të Benficas Jorge Jesus. "Nuk besoj se në rregullore është përfshirë fakti se trajnerët që eliminohen që në fazën e grupeve të Champions League nuk mund ta fitojnë këtë çmim. Jorge Jesus ka dy sezone që e çon Benficën deri në finalen e Europa League edhe pse më pas nuk ka arritur ta fitojë kompeticionin", vijoi më tej Mourinho. Në listën e 10 teknikëve për çmimin e "Trajnerin e Vitit" përveç Loë, Simeones, Ancelottit dhe vetë Mourinhos, FIFA ka përfshirë edhe emra të tillë si Jurgen Klinsmann, Alejandro Sabella, Antonio Conte, Pep Guardiola, Louis Van Gaal dhe Manuel Pellegrini.
Mourinho i sinqertë: Nuk e meritoj “Trajneri i Vitit”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
USB-ja me provat për arrestimin e Ballukut, Prokurorët e SPAK: Mund të aksesohen vetëm nga anëtarët e Këshillit të Mandateve!
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…
Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…





