Edhe një tjetër humbje, kësaj radhe kundër rivalëve që synojnë titullin. Ishte Claudio Ranieri me “hirushen” e tij Leicester, që i thelloi krizën Chelsea-t që tani është zhytur në ujërat e rënies nga kategoria.
“Po më sabotohet puna, nëse mund të shprehem kështu”, tha Jose Mourinho, të cilit duket se kohët e fundit i ka rrëshqitur situata krejtësisht nga dora.
“E kemi vështirë të bëjmë gola kur lojtarët që kam në skuadër po tregojnë nivel amator, shumë më të ulët se kundërshtari. Gjithë sezonin e kaluar kemi bërë një punë fenomenale dhe i kam çuar në nivel të lartë. Nuk e di, nuk them që është prishur e gjithë skuadra, se nuk dua t’i fus të gjithë në një thes, por është e qartë që shumë prej lojtarëve të mi janë në vështirësi”.