Jose Mourinho te Napoli? Ajo që mund të konfirmojmë me siguri absolute është se pas shkarkimit të “Special One” nga Roma, agjenti i tij shumë i fuqishëm Jorge Mendes nuk humbi kohë dhe kontaktoi presidentin De Laurentiis. 

Një telefonatë eksploruese, në fund të fundit, pasi Napoli po studion profile të ndryshme për trajnerin e sezonit të ardhshëm. 

Presidenti De Laurentiis, i cili nga Riadi po punon në merkato për të forcuar Napolin – pas Mazzocchi-t, nënshkrimit të Traorè dhe Ngonge dhe takimit të djeshëm me drejtuesit e Al-Shabab për Politano – ka marrë parasysh disponueshmërinë e Mourinhos. 

Për më tepër, marrëdhëniet me Mendes janë të shkëlqyera. Megjithatë, mund të mendohet që paga e Mourinhos – 7 milionë euro në vit plus bonuse ato që merrte te Roma – është një pengesë për parametrat financiarë të Napolit. 

Presidenti De Laurentiis do të bënte vetëm një përpjekje të ngjashme ekonomike për Antonio Conte.