Jose Mourinho shkarkon Zlatan Ibrahimovic. Premier League ka bërë publike listën e futbollistëve pa kontratë për sezonin e ardhshëm dhe mes shumë emrave është edhe ai i bomberit suedez. Një lajm i bujshëm ky për kampionatin anglez, por edhe i pritshëm, sepse dëmtimi i rëndë që pësoi Zlatan, bëri që drejtuesit e Man.United mos t'i ofronin sulmuesit rinovimin e kontratës edhe për një tjetër sezon, duke liruar kështu 35-vjeçarin.
Tashmë “Djajtë e Kuq” janë vënë në ndjekje të një zëvendësuesi dhe si alternativ shihet spanjolli Alvaroi Morata. Vendimi i marrë nga klubi anglez nuk ka qenë edhe aq i thjeshtë, por mund të konsiderohet si i detyrueshëm për shkak të dëmtimit, ku sipas mjekëve, Zlatan rikthehet muajt e parë të vitit 2018 dhe kaq gjatë United nuk mund të presë.
Një aryse tjetër është edhe paga vjetore e sulmuesit. 22 milionë euro nevojiten për të mbajtur Ibrën me “Djajtë e Kuq”, jo pak për një futbollist që nuk mund të japë dot kontributin e tij. Ndërkohë nga Gjermania, suedezit i ka ardhur një ofertë. Hertha e Berlinit, përmes një postimi në Twiter shkruan: “Ske kontratë me Manchester United. Ne kemi tifozë të jashtëzakonshëm, por financa të dobëta. Mund të fitosh për të parën herë Bundesligën. Mendoje Zlatan.”
Pas ftesës zyrtare tashmë është radha e Zlatan. Ndërkohë vetë bomberi në Instragam-in e tij ka postuar një video ku në sfond dëgjohet melodia e muzikantit të famshëm italian, Ennio Morricone, e titulluar për një grusht dollarësh. Një lloj ironie nga ana e suedezit, që shigjeton drejtuesit e Manchester United. Ndoshta shkaku se përse nuk erdhi rinovimi është jo për shkak të dëmtimit, por prej pagës vjetore.





