Nuk ka qenë aspak një sfidë e thjeshtë për arbitrin anglez, Martin Atkinson ndeshja mes Juventusit dhe Bayernit, Na fakt katërshja angleze ka bërë disa gabime fatale që influencuan në rezultatin e ndeshjes. Ish gjyqtari italian, Graziano Cezari ka analizuar disa episode pas ndeshjes, teksa Atkson në fakt ka gabuar në të dy golat e Bayernit, dhe nuk ka akorduar një penallti për bardhezinjtë.
Episodi 1- Kur ndeshja ishte me rezultatin 0-0, në minutën e 22-të, Vidal prek një top me dorë pas goditjes. Prekja e tij duket e vullnetshme dhe në këtë rast duhet akorduar penallti
Episodi 2- Në rastin e goli të parë të Muller, Levandovski ishte në trajektoren e goditjes së Muller duke i penguar rrezen Buffonit. Sulmuesi polak në këtë rast ishte në pozicion jashtë loje pasi Douglas Costa ishte jashtë vijës fundore.
Episodi 3- Në rastin e golit të dytë të Bayernit që u realizua me kundërsulm, në mesfushë kishte një duel mes Levanodvskit dhe Bonuccit. Sulmuesi polak e rrëzoi në tokë mbrojtësin italian. Në këtë rast aksioni duhej ndërprerë.