Një treshe rumune gjykoi dje Turqi-Shqipëri, teksa kryesor ishte Ovidiu Hategan. Dy ishin rastet më flagrante për moviolë gjatë ndeshjes së djeshme. Fillimisht në minutën e 21-të është Bare që rrëzohet në zonë pas duelit me Tufan, por gjyqtari vazhdon lojën.Vendim i drejtë i rumunit, pasi nuk kemi të bëjmë me penallti. Ndërsa në minutën e 43-të, Ajhan shkakton një faull taktik pas një driblimi të Cikalleshit, që po nisej në kundërsulm.Arbitri vazhdon lojën, por pamjet filmike tregojnë se ka gabuar fatalisht. Duhet akorduar faull dhe ndëshkuar me karton të verdhë mbrojtësi Ajhan, që do të ishte i dyti për të dhe automatikisht me të kuq. Ky rast mund të ndikonte shumë në vazhdimësinë e lojës.
MOVIOLA/ Dy raste flagrante, mungon një karton i kuq për mbrojtësin turk
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Pezullimi i Ballukut/ Rama: Ndërhyrje brutale! Gjyqësori të mos gjymtojë pavarësinë e dy pushteteve të tjera
Shpërthim i kontrolluar në Llogara, synohet hapja e trasesë së rrugës
Pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës në Itali, arrestohen dy shqiptarët babë dhe bir, gjykata i kishte dënuar! U gjenden 50 mijë euro cash dhe…
Mbledhja e grupit parlamentar, Rama: Jemi në një udhëkryq të ri, duhet ta kalojmë këtë test dhe të vazhdojmë rrugën drejt BE-së





