A mund të krijohet një konflikt ?
4 shkurt 2015 – Luciano Moggi ia del mbanë edhe këtë herë duke krijuar sërish tension në nivelet drejtuese të futbollit italian. Kur dukej se stuhija kaloi pas skandalit Calciopoli, ish drejtuesi i Juventusit del në skenë sërish duke u bërë protagonist. Pas takimit formal në gjykatë me ish presidentin e Interit, Massimo Moratti, ish drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve i shtang të gjithë me një postim aspak të zakontë. Atyre që i kërkonin shpjegime për shtrëngimin e dorës me Morattin, Moggi iu përgjigjet në këtë mënyrë.
"Duart i lava menjëherë". 6 fjalë të publikuara në profilin e tij zyrtar të Twitter që ka nisur ta përdorë me një frekuencë të lartë për të komentuar çështjet më të nxehta të botës së futbollit. Nëpërmjet rrjetit social, Moggi ka arritur të ruajë kontaktet me tifozët juventinë. Për momentin nuk ka asnjë reagim nga ana e ish presidentit të Interit, të cilit me siguri nuk i ka pëlqyer një deklaratë e tillë. Mes Interit dhe Juventusit, për momentin ka ende ngricë.





