Luçiano Moxhi flet për Milanin, Juven, por në të njëjtën kohë nuk ka harruar të thumbojë Interin:
“Kuqezinjtë po bëjnë një kampionat fantastik, ndoshta as vetë nuk e prisnin. Gjithsesi, më duket se nuk kanë vlerat e skuadrave të tjera, pasi në fund beteja për titullin do të jetë mes Juves e Interit.
Te Milani më pëlqen vetëbesimi.Këtë e tregon edhe fakti se së fundmi kanë fituar edhe pa Ibrën. Zlatani është mahnitës, por nëse Seria A sot tërhiqet nga një lojtar 39-vjeçar do të thotë se nuk jemi aq mirë saç duket.
Ndërkohë, fatkeqësisht, ka nga ana që sulmojnë Juven akoma, edhe për faktet që ndodhën në Peruxha. Por mesa duket, dikush do ta ketë harruar se Suarez është lojtar i Atletikos dhe jo i bardhezinjve.
Dhe mbi të gjitha, është një klub (referuar Interit) që ka bërë për vite me radhë pasaporta falso për lojtarët që blinin dhe janë ende pjesë e futbollit italian”, u shpreh ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit.





