Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka” janë duke punuar prej muajsh për të riprodhuar mozaikët e lashtë të Durrësit, të cilët do t’i prezantohen së shpejti publikut në sheshin kryesor të qytetit.
Të udhëhequr nga mësuesi i lëndës së arteve, Altin Shuaipi, ata mësuan teknika të ndryshme mozaiku duke përdorur materiale të riciklueshme.
Kjo nismë është pjesë e projektit ‘Zhvillimi i Trashëgimisë së Durrësit me Bazë Kulturën Krijuese’, i zbatuar nga shoqata “Udhëtim i lirë (Liiberi di viagiare)”, i mbështetur nga Skema e Granteve të #EU4Culture, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNOPS Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.
Lajmi është bërë i ditur nga një postim në rrjete sociale nga faqja zyrtare e projektit EU4Culture Albania.