U bë kohë që reperët Mozzik me Loredana përfliten për një ribashkim të tyre. Loredana ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re dhe gjejeni pak kush e ka mbështetur: Mozzik dora vetë. Ai ka ndarë videon e saj në Instagram duke shkruar “Nëna e Hanës”. Postimi është rishpërndarë edhe nga Loredana e cila nuk ka shkruar asgjë.

Në sektorin e komenteve të gjithë flasin për këtë veprim. Aty gjen dhe disa ndërveprime të Mozzik me fansat por asnjë përgjigje konkrete. A është rikthyer ai sërish me Loredanën? Apo thjesht kanë vendosur të kenë një raport të mirë për hir të vajzës së tyre? Janë shokë tani?

Shumë pyetje për këtë çift prej vitesh. Përgjigja me siguri do kërkojë kohë të vijë.

foto galeri

Çifti i dha fund lidhjes pas ribashkimit verën e vitit 2021. Loredana shkruante se duhen shumë por janë dy kokëfortë dhe nuk mund të rrinë me njëri-tjetrin prej kësaj. Reperja zbuloi verën e kaluar se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik dhe se është motra e saj që komunikon me të për të bijën.

Mirëpo, muaj më parë në ditëlindjen e Hanës dyshja u shfaq krah njëri-tjetrit duke treguar se mund të bëhen bashkë e të lënë pas çdo gjë për vajzën e tyre.