Reperi i njohur Mozzik ka festuar ditën e sotme 29-vjetorin e tij. Dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, i ka dedikuar disa fjalë të ngrohta të dashurit të saj.
“Urime ditëlindjen Mozziku im! Edhe pafund herë të lind e të vdes, ty t’i kisha falur të gjitha përsëri. Të dua,” shkruan ajo teksa në videot e publikuara shfaqet reperi duke fryrë qirinjë e ditëlindjes dhe momente të çiftit së bashku.
Dyshja Mozzik Lotina, e konfirmuan romancën e tyre të dashurisë disa muaj më parë. Që prej atëherë çifti janë parë shpesh krah njëri-tjetrit duke kaluar momente të paharrueshme së bashku.
Mozzik është shprehur se Lotina ka qenë një fiksim i tij që në vitin 2019. Tani Haziri nuk është thjeshtë një fiksim por partnerja e tij e cila e shoqëron në çdo hap.