Pasi shokuan fansat për ndarjen e tyre, Mozzik ka hapur zemrën për të folur për marrëdhënien e tij me Loredanën, me të cilën ka edhe një vajzë.

Në një intervistë për portalin zviceran "20 min", reperi zbuloi se po divorcohet nga bashkëshortja e tij, ndërsa kujton edhe një herë takimin e parë me të para katër vitesh.

Ai tha se Loredana është nëna e vajzës së tij dhe kurrë nuk do të thoshte asgjë të keqe ndërsa la të kuptohej gjithashtu se diçka nuk shkonte me të. Mozzik u pyet nëse do ta humbasë lejen e qëndrimit në Zvicër nëse divorcohet dhe ai tha që do të respektojë ligjin:

“Jo, nëse ligji thotë kështu, kështu është dhe unë e respektoj atë. Divorci tani është rrugës. Por jam i sigurt se do të marr një vizë pune për koncertet e mia.”

Si është Loredana si një femër?

Ajo ka një zemër të madhe dhe i do njerëzit, por ajo duhet të ndryshojë!

Në çfarë mënyre?

Nuk dua ta them këtë në publik pasi ajo e di vetë!

Sa të rëndësishme janë për Loredanën paratë dhe luksi?

Nuk e di!

Ti ke kohë që ke qenë i lidhur me Loredanën! Si u takuat?

I shkrova në Instagram dhe mendova “Çfarë gruaje e mrekullueshme” dhe më pas prita një javë për t’i shkruar sërish. Për ditën e Shën Valentinit 4 vite më parë, ne u takuam për herë të parë.

Si ishte takimi i parë?

I çuditshëm. Shkuam në restorant dhe të gjithë po na shikonin. Në një pikë unë i thashë Lorit: “Çohu të ikim!”