Reperi i njohur Mozzik disa ditë më parë konfirmoi lidhjen e re të dashurisë me Lotina Hazirin, vajza e deputetit kosovar Lutfi Haziri.
Pasi çifti bën publike romancën e tyre, nuk kanë munguar as deklaratat për njëri-tjetrin.
Së fundmi reperi ka ndarë me ndjekësit e tij një foto para koncertit në Gjermani, ndërsa vëmendjen e mori komenti i të dashurës së tij.
“l❤️ml”– ka komentuar Lotina, që nënkupton “Të dua dashuria ime”.
Mesa duket tashmë dyshja nuk po humbin më asnjë minutë larg njëri-tjetrit, ndërsa Mozzik në intervistat e zhvilluara së fundmi ka treguar se Lotina ishte frymëzimi për disa nga këngët e tij.
Kujtojmë që reperi ka një vajzë, Hana nga romanca me Loredana Zefin.