Reperi i njohur Mozzik duket se nuk është më beqar. Pas ndarjes nga Loredana Zefi, me të cilën ka një vajzë, Hanën, Mozzik e ka mbajtur jetën e tij sentimentale larg vëmendjes së medias.
Por duket se nuk ia ka dalë ta mbajë lidhjen e re për shumë gjatë sekrete. Sipas Prive, Mozzik ka nisur një lidhje me Lotina Hazirin, e bija e një politikani të njohur në Kosovë, Lutfi Hazirit.
Burimet e Prive tregojnë se lidhja është e vërtetë dhe e fortë. Vetë dyshja nuk ka konfirmuar ende asgjë. Ndërsa vlen të theksohet se Lotina njihet për jetën e saj private dhe dëshirën për të qëndruar larg vëmendjes së medias.