Edhe pse kanë dy vite të ndarë dhe kanë vijuar jetën e tyre, fansat ende vijojnë të lidhin këngët e Mozzik dhe Loredanës me njëri-tjetrin.
Thënë kjo, reperi ka publikuar së fundmi një këngë me titull “Zani”, fabula e të cilës lidhet me një ndarje, ku mes të tjerash përmendet edhe distanca.
“Zani mu ka shter. Emrin e ke të bukur, por s’po mundem prej gojës me nxjerr”-thuhet në refren.
E sigurisht, në rrjet ka nisur menjëherë të aludohet se ky tekst është dedikim për Loredanën. Gjë që është mohuar nga Mozzik i cili duket se ka dashur tu japë fund një herë e mirë zërave të tilla.
Përmes një statusi në Instagram ai shkruan se është artist dhe shkruan e do shkruajë çdo herë për dashurinë. Por, nënvizon se këngët e tij nuk janë dedikime për Loredanën.
“Jo çdo këngë i dedikohet lidhjes sime të mëparshme. Nëna e vajzës sime është prej kohësh e lirë, dhe unë po ashtu. Të dy jemi mirë me njëri-tjetrin dhe jemi të lumtur me jetën që kemi.”-shkruan Mozzik mes të tjerash.
Më tej, ai sqaron edhe raportin me të duke thënë se kanë marrëdhënie të mirë dhe secili është i lumtur me jetën që ka.