Mozzik, të shtunën në mbrëmje, ishte i ftuar në emisionin e moderatores, Luana Vjollca, ‘Shiko kush luan’. Gjatë emisionit ai është shprehur se gjithmonë do ruajë një lidhje të fortë me reperen, pasi ato i bashkon vogëlushja Hana.
Po ashtu ai ka treguar se Loredana është e vetmja femër që ai ka marrë seriozisht dhe se është dashuria e tij më e fortë. Gjatë emisionit, Mozzik ka zbuluar dhe si ndihet në këtë periudhë të jetës së tij, pas ndarjes nga Loredana dhe gjithçkaje tjetër, shkruan Xing.
Gjatë rubrikës ‘Thuaje ose haje’, Mozzikut i është drejtuar një pyetje e tillë nga i vëllai, Getinjo (i cili ishte po ashtu i ftuar): ‘Mozzik, le të themi që jeta jote nuk është aspak e mërzitshme, si po e përjeton gjithë këtë situatë?”.
Reperi ka treguar se pavarësisht të gjithave, ndihet mirë, ndihet i lumtur me jetën e tij. ‘Cdo person ka ulje-ngritje në jetë besoj, por jeta ime është për momentin e lumtur, jam i lumtur”, është shprehur Mozzik.
Mesa duket, fakti që ai dhe Loredana janë ndarë pa hatërmbetje e bën të lumtur reperin. Ndonëse është përgjigjur, ai sërish ka preferuar të përlyhet i gjithi me tortë fytyrës.





