Mbërrin nesër në Shqipëri Imzot George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit Tiranë-Durrës, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, pasi është shëruar totalisht nga Covid-19.

Kujtojmë se Frendo qëndroi për 33 ditë në spital, ndërsa gjendja e tij shëndetësore pasi fitoi betejën me virusin e rrezikshëm paraqitet e mirë.

Madje, pritet që George Frendo te celebrojë Meshën e Krishtlindjeve më 24 dhjetor ora 20.00.

Mesha do të zhvillohet në zbatim të kushteve të pandemisë.

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që e kanë uruar për shërim sa më të shpejt dhe janë lutur për të. Po ashtu – përshëndes përzemërsisht grigjën time shumë të dashur”. Ishte ky mesazhi i parë falënderues i Imzot Frendo, nga Kuvendi i Fretërve Françeskan Kapuçin në Bari ku edhe u kurua.