Serioz nga natyra, Rowan Atkinson i njohur më së miri si "Mr.Bean" do të bëhet baba sërish në moshën 62-vjeçare, me të dashurën e tij 33-vjeçare Louise Ford.

Çifti është në pritje të fëmijës së parë. Atkinson dhe Louis janë lidhur në vitin 2013, ku aktorja u bë e famshme në sajë të portretizimit të Kate Middletonit në komedinë "The Windsors" të Channel 4.

I divorcuar nga bashkëshortja Sunetra Sastry, e cila mbeti e shkatërruar kur ai e la për të renë, Mr.Bean dhe e dashura e tij jetojnë sëbashku në një vilë moderne në veri të Londrës.