Aktori i famshëm dhe shumë i dashur "Mr. Bean", emri i vërtetë i të cilit është Rowan Atkinson, ka deklaruar se do të bëjë pak pushim nga aktrimi. Ai ka vendosur që të ketë një vit të qetë, në mënyrë që të jetë sa më pranë vajzës së tij, e cila erdhi në jetë në vitin 2017.

Sipas "The Sun", Rowan ka thënë se: "Unë do të kujdesem për beben Bean ndërkohë që Louise do të përqendrohet pak tek karriera e saj". Kështu Louise Ford do e shohim më shumë nëpër filma, ndërsa Mr.Bean nuk do shfaqet askund.

 64-vjeçari Rowan dhe partnerja e tij 35-vjeçare po shijojnë lidhjen e dashurisë që prej vitit 2014. Aktori ka qenë i martuar më parë me Sunetra Sastry, nga e cila erdhën në jetë një djalë dhe një vajzë.