Oficerët e policisë shpëtuan një foshnjë të uritur në një shtëpi në Arizona, një javë pasi nëna e tij vdiq. Momenti i shpëtimit u kapën në video nga kamerat. Në videon e publikuar nga policia e Phoenix më 14 maj, oficerët shihen duke kërkuar dhe gjetur foshnjën brenda shtëpisë pasi fqinjët telefonuan duke thënë se nuk e kishin parë nënën e tij prej disa ditësh.

Fillimisht, një oficer policie bërtet “ju lutem?” duke kërkuar shenja jete me një koleg, pastaj gjejnë foshnjën e mbuluar me një batanije në shtrat në të cilin u gjet e vdekur nëna e saj.

“Fëmija u gjet i dehidratuar rëndë. Oficerët e transportuan shpejt atë në spitalin më të afërt. Foshnja ishte në gjendje kritike, por jemi të kënaqur të mësojmë se gjendja e tij është përmirësuar dhe pritet që ai të fitojë betejën për jetën e tij”, tha policia e Phoenix në një deklaratë.

“Siç na kanë thënë mjekët, nëse oficerët nuk do të kishin ndërhyrë, foshnja ka të ngjarë të mos kishte mbijetuar shumë më gjatë”, tha një zëdhënës i policisë.