Kanë kaluar 9 ditë që nga tërmeti i fuqishëm i cili goditi Italinë qëndrore dhe shkaktoi rreth 300 viktima.
Por fatmirësisht, pas shumë dhimbjeje, më në fund vjen një lajm i mirë.
Një qen është gjetur i gjallë pas 9 ditësh nën rrënoja.
Qeni i racës Golden Retriever është lokalizuar nga ekipet e shpëtimit të zjarrfikësve.
Dhe sigurisht gëzimi i të gjithëve ishte mjaft i madh.





