24 prill 2014 – Mjekët e shpallën të vdekur pas një infarkti dhe u thanë prindërve t’i jepnin lamtumirën e fundit vajzës së tyre, por mrekullia ndodhi dhe ajo u rikthye në jetë.
14 muajshja Alexia Rose Crane sfidoi sëmundjen dhe mjekët dhe tregoi që ishte një luftëtare e fortë.
Vogëlushja u rikthye sërish në jetë 7 minuta pasi mjekët kishin deklaruar vdekjen e saj klinike. Vajza ishte shtruar në spital, pasi vuan nga një problem kardiak që nuk e lejon zemrën të pompojë në mënyrë të rregullt gjakun. Ajo pësoi një infarkt dhe sipas mjekëve për vogëlushen nuk mund të bëhej më asgjë, sepse zemra e saj pushoi së rrahuri.
Por, ndërsa prindërit e saj Melissa dhe Jose, u afruan pranë shtratit të saj për ta përqafuar për herë të fundit, vogëlushja u rikthye në jetë. “Dikush nga lart na mbrojti”,- tha nëna e vajzës, kur iu desh të komentonte këtë mrekulli.
Tashmë 14 muajshja vazhdon të jetë e shtruar në qendër të specializuar dhe po kurohet për problemin kardiak nga i cili vuan.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





