Një çift nga Ohajo ka shënuar një moment historik, duke sjellë në jetë një djalë nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet. Një ngjarje e jashtëzakonshme që ka vendosur një rekord botëror dhe po shkakton habi në botën e shkencës dhe mjekësisë.

Lindsey dhe Tim Pierce u bënë prindër të Thaddeus Daniel Pierce të shtunën. Zonja Pierce tha për MIT Technology Review se për familjen e tyre kjo ishte “si diçka nga një film shkencor-fantashkencë”.

Ky embrion besohet të jetë embrioni më i gjatë i ngrirë që ka rezultuar në një lindje të suksesshme. Rekordi i mëparshëm i përkiste një çifti binjakësh të lindur në vitin 2022 nga embrione të ngrira në vitin 1992.

Çifti Pierce kishte tentuar për shtatë vite që të bëhej prindër, përpara se të vendoste të adoptonte embrionin që Linda Archerd (62), e kishte krijuar atë me ish-bashkëshortin e saj në vitin 1994 përmes IVF (fertilizim in vitro). Në atë kohë, Archerd kishte krijuar katër embrione. Njëri prej tyre u bë vajza e saj 30-vjeçare, ndërsa tre të tjerët u ruajtën në frigorifer.

Pavarësisht ndarjes nga bashkëshorti, ajo nuk dëshironte t’i shkatërronte embrionet, t’i dhuronte për kërkime shkencore apo t’i jepte në mënyrë anonime një familjeje tjetër.

Ajo tha se ishte e rëndësishme që të kishte një lidhje me foshnjen, pasi ajo dhe vajza e saj e madhe do të ishin të lidhura biologjikisht.

Zonja Archerd paguante mijëra dollarë në vit për ruajtjen e embrioneve, deri sa gjeti një agjenci të krishterë për adoptimin e embrioneve, Nightlight Christian Adoptions, e cila menaxhon një program të quajtur Snowflakes. Shumë prej këtyre agjencive e shohin programin e tyre si shpëtim jetësh.

Ky program i lejon dhuruesit të zgjedhin çiftin adoptues, duke specifikuar preferenca për fenë, racën dhe kombësinë. Preferenca e znj. Archerd ishte për një çift të martuar, kaukaz, të krishterë dhe që jetonte në SHBA, pasi ajo nuk dëshironte “të dilte jashtë vendit”, siç tha për MIT Technology Review.

Në fund, ajo u lidh me çiftin Pierce. Klinika e IVF në Tennessee, Rejoice Fertility, ku çifti kreu procedurën, deklaroi se qëllimi i saj ishte të transferonte çdo embrion që merrte, pa marrë parasysh moshën apo kushtet e tij.

Zonja Pierce tha se ajo dhe bashkëshorti nuk kishin synim të “thyenin ndonjë rekord”, por thjesht “donin të kishin një fëmijë”.

Zonja Archerd u shpreh për MIT Technology Review se ende nuk e kishte takuar foshnjen personalisht, por tashmë po vërejti ngjashmëri me vajzën e saj.