Filipine, 14 korrik 2014 – Kjo video ka kapur momentin prekës, që justifikon shprehjen mrekullitë ekzistojnë. Një vajzë e vogël 3-vjeçare është zgjuar nga arkivoli pak para varrimit të saj. Një fqinj i familjes pa sesi e vogla lëvizi kokën në arkivolin që familja e kishte bërë gati për varrim.
Ngjarja u shënua në kishën Aurora në Zamboanga del Sur, në Filipine. Pasi panë se e vogla merrte frymë, babai i saj e mori dhe e dërgoi në spital. Ajo u deklarua e vdekur të shtunën, pasi kishte qëndruar në spital për disa ditë me rradhë për shkak të temperaturës së lartë.
Inspektor Heidil Teelan bëri të ditur për mediat se: "Personeli i spitalit vërejti se vajza nuk kishte më puls dhe klinikisht kishte vdekur të shtunën ora 9:00 e mëngjesit”.
Ishte një prej fqinjëve të prindërve të së voglës, që lëvizi pak arkivolin pak para se ta merrnin shërbimi i funeralit dhe ta groposnin. Ai vërejti se vajza lëvizi. Menjëherë vogëlushes iu dha ujë dhe e rinisën drejt spitalit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





