Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja për situatën epidemiologjike në vend.
Sipas MSH në 24 orët e fundit janë kryer 722 teste prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 42 qytetarë. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.
Njoftimi:
Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 722 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 42 qytetarë, në këto bashki:
24 në Tiranë, 6 në Durrës, nga 2 qytetarë në Shkodër, Delvinë, Memaliaj, nga 1 qytetarë në Lezhë, Krujë, Kavajë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë.
Janë 482 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sa
Janë shëruar 66 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,046 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (1 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 42
Të shëruar në 24 orë 66
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 722
Testime totale 1,982,318
Raste pozitive 331,117
Raste të shëruara 327,046
Raste Aktive 482
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 254
Elbasan 40
Fier 37
Vlorë 31
Durrës 22
Gjirokastër 23
Dibër 20
Lezhë 20
Shkodër 13
Korçë 10
Berat 9
Kukës 3