*COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 393 testime, ka 7 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informon për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 393 testime, nga të cilët 7 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:4 në Tiranë, 2 në Vau I Dejës, 1 në Kuçovë.
Janë 125 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,586 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 9 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 393
Testime totale 2,033,861
Raste pozitive 333,307
Raste të shëruara 329,586
Raste Aktive 125
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 103
Fier 8
Durrës 3
Vlorë 3
Berat 3
Shkodër 3
Lezhë 1
Gjirokastër 1