Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit për situatën epidemiologjike të Covid-19. Referuar shifrave të bëra publike, në orët e fundit janë kryer 110 testime, ndërsa 12 prej tyre janë konfirmuar pozitivë. Fatmirësisht prej ditësh nuk raportohet asnjë humbje jete. Aktualisht në të gjithë vendin janë 175 qytetarë aktivë me Covid-19.

Njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë: 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 110 testime, nga të cilët 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:5 në Tiranë , 4 në Vau Dejës, 2 në Himarë, 1 në Vlorë. Janë 175 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,303 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Prill 2023)

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 110

Testime totale 2,052,830
Raste pozitive 334,082
Raste të shëruara 330,303
Raste Aktive 175
Humbje jete 3,604

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 145
Vlorë 14
Shkodër. 6
Fier 5
Elbasan. 4
Korçë. 1