Përmes një postimi në Facebook, Ministria e Shëndetësisë ka listuar kategoritë më të rrezikuara nga COVID-19 ndërsa tregon si të zvogëlojnë riskun.

Në videon e publikuar tregohet se kategoritë më të rrezikuara janë personat mbi 65-vjeç, personat me gjendje shëndetësore si: sëmundje të zemrës, sëmundje kronike të mushkërive, astmë, diabet, personat që janë me trajtim për kancer dhe personat që janë me imunitet të dobët.

“Kujdes! Virusi që shkakton COVID-19 pëhapet nga një person tek tjetri para se të shfaqen simptomat e sëmundjes. Për të zvogëluar përhapjen e virusit vendosni maska në ambjente të populluara, mbani mbi 1 metër distancë, lani shpesh duart dhe dezifektoni objektet që prekni më shpesh.”, shkruan ministria.