Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku kanë pasur përplasje të herë pas hershme mes njëri-tjetrit. Këtë herë shkak i debatit u bë një shprehje e zonjës Tabaku, e cila i drejtohej kryeministrit për të ruajtur qetësinë.

Kjo shprehje si duket Ramës i ka kujtuar presidentin Meta, dhe me ton të lartë iu drejtua Tabakut duke i thënë: “Ça me qetësi me qetësi me qetësi, se mu bëre si Ilir Meta”.

Ndërkohë që kryetarja e komisionit i ka kërkuar kryeministrit që të mos përmendë persona që nuk janë prezent në sallë.

Debati:

Tabaku: Me qetësi të lutem…

Rama: Ça me qetësi me qetësi me qetësi, se mu bëre si Ilir Meta.

Tabaku: Mos përmend njerëz që nuk janë këtu.

Rama: Ca me qetësi pra ca me qetësi, me qetësi me dashuri ca qetësie?